Reagon ambasadori gjerman pasi dorëheqjes së Armend Mehaj

Prishtinë | 08 Gus 2023 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka shkruar në Twitter për dorëheqjen e Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Ambasadori e ka falënderuar Mehajn për shërbimin e kryer dhe ka përmendur aktivitetet që kishin bashkë.

”Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave u intensifikua bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqeu gjithashtu aktivitetet tona jashtëshkollore: shëtitje dhe futboll! Me siguri do të mungojë. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Mehaj ka thënë se po dorëhiqet për çështje familjare

Të ngjashme