Reagon edhe Osmani për plagosjen e dy të rinjve serbë, e quan akt të patolerueshëm

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me plagosjen në Shtërpcë.

Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë, thekson Osmani.

Sipas saj, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.

“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit”.

Më herët, edhe kryeministri Albin Kurti e dënoi rastin, ndërsa siguroi qytetarët serbë se “Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”.

Të ngjashme