Reagon Edi Rama pas tërmeteve shkatërruese

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tërmeteve shkatërruese që ndodhën mbrëmë në disa vende të Shqipërisë e që lanë pas, deri më tani të paktën pesë viktima.

Rama, ka thënë se ka viktima. Ai ka apeluar që të ruhet qetësia.

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë”, ka shkruar Rama.

“Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë#Kurajo #Durim #Solidaritet”.

Të ngjashme