Reagon gazetari mitrovicas: Çdo i dyti me simptoma Covidi, Qeveria gjumashe hesht

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Gazetari nga Mitrovica, Muharrem Vojvoda, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e pandemisë.

Vojvoda ka theksuar se çdo i dyti në qytet është me simptoma të Covidit, teksa “Qeveria gjumashe”, siç e ka cilësuar ai, po hesht.

Ai ka theksuar se gjumi i thellë i pushtetarëve po vazhdon sepse këta pushtetarë e kanë hipnotizuar popullin me mashtrime dhe se janë të sigurt në fitoret e tjera.

Postimi i plotë:

Kjo qeveri e heshtur, gjumashe, pa ndjenja ndaj popullatës që po i rezulton me nga 2500 raste në ditë me Covid, përveç shumë heshtjeve duhet ta thyej edhe një, të ketë sqarim nga Ministria dhe Institucionet përkatëse se a po qarkullon edhe gripi sezonal. Çdo të dytin person, në rrugë e kudo po e shohim duke u kollitur e teshtirë e me hundë të zëna. Shumë nga këta po e bëjnë testin por po rezultojnë “NEGATIV”.

Por edhe në anën tjetër kur po kemi nga 10 mijë testime në ditë, e nga ta po rezultojnë 2 mijë “POZITIV”, atëhere gjendja është edhe më alarmante se sa që mund ta mendojmë.
Por gjumi i thellë i pushtetarëve të pa ndjenja po vazhdon, sepse e kanë hipnotizuar popullin me mashtrime dhe janë të sigurt në fitoret e ardhshme. Të ekzaltuar dhe me përkrahje të madhe nga populli që nuk fiqiron larg, nuk u bëhet vonë për vdekjet e të rinjëve e të rejave, infektimet e shumta e mbingarkimet e spitaleve.

Të ngjashme