Reagon Kurti: Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit.

Postimi i tij i plotë:

Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.

Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.

Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!

Të ngjashme