Reagon Kusari-Lila për vdekjen e aktorit të “O sa Mirë”

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 16:39 | Nga

Ish kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, ka reaguar për vdekjen e aktorit të ‘O sa Mirë’ Art Kurtit, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Sipas saj, Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.

“Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve. Art Kurtit ëndrrat iu këputën në gjysmë, ai nuk jeton dhe nuk frymon më. Të gjithë që e njohën dhe ata që nuk e njohën por e shohin foton e fytyrës së tij të qeshur, e ndiejnë ftohtësinë që vetëm vdekja sjellë dhe vetëm vdekja të len në shpirt”, ka shkruar Kusari.

Kusari ka thënë se duhet të ndriçohen rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit, dhe se nuk duhet të ketë përmbyllje të hetimeve për rastet që lidhen me vdekje nga armë zjarri.

“Krejt rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit duhet të ndriçohen. Asnjë përmbyllje e shpejtë e hetimeve nuk shkon, jo me këtë rast, por me asnjë tjetër që lidhet me vdekje nga armë zjarri. Familjes, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Artit ngushëllime dhe shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme