Reagon Macron pas dorëheqjes së kryeministres britanike

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Liz Truss ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar.

Pas kësaj, ka reaguar presidenti francez, Emmanuel Macron, raporton BBC.

Ai tha se është e rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar “të gjejë stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Me të mbërritur në një samit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ai u tha gazetarëve: “Ne duam, mbi të gjitha, stabilitetin”.

“Në nivel personal, jam gjithmonë i trishtuar kur shoh një koleg të largohet”.

Të ngjashme