Ekonomia Online
FUNDIT

Reagon Milaim Zeka pasi Jahja Kokaj tha se do ta nisë një raketë gjatë qeverisjes së Kurtit

Reagon Milaim Zeka pasi Jahja Kokaj tha se do ta nisë një raketë gjatë qeverisjes së Kurtit

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj deklaroi se gjatë qeverisjes së Albin Kurti ai do ta nisë një raketë për hapësirë. Zeka ka thënë se deputeti Kokaj është një fizikant i mirë por politikan i dobët. Ai gjithashtu ka thënë se Kokaj nuk mund ta bëjë një gjë të […]

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj deklaroi se gjatë qeverisjes së Albin Kurti ai do ta nisë një raketë për hapësirë.

Zeka ka thënë se deputeti Kokaj është një fizikant i mirë por politikan i dobët.

Ai gjithashtu ka thënë se Kokaj nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Madje Zeka ka dhënë një premtim publik nëse Kokaj e nis raketën.

“Në lëshon ai raketë unë në vend të bukës kam me nis me hangër bagla të kalit”, tha Zeka.

Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka thënë se gjatë qeverisjes së Albin Kurti planifikon që të nis një reketë në hapësirë.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Natë Vere” në T7.

“Kjo mund të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme