Nora Istrefi u bë shënjestër e kritikave pas një performance në Tiranë për veshjen e saj. Edhe pse dukej fantastike, këngëtarja u akuzua se e kishte imituar të famshmen Kim Kardashian.
Mirëpo, ajo ka lëshuar një reagim në rrjetet sociale, ku pohon se përzgjedhja e saj ishte origjinale.
“Këto foto janë realizuar mbrëmë në Arena Club në Tirane në orën 2:00 pas mesnate. Sa erdha në shtëpi pashe ca portale që kishin shkruar për ngjashmërinë e veshjes sime me veshjen e Kim K, që edhe ajo kishte pasur një veshje të tillë po ashtu mbrëmë”.