OVL UÇK në Pejë ka reaguar ndaj institucioneve komunale në këtë komunë përkitazi me emërimin e dy rrugëve.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, OVL UÇK ka thënë se Komuna e Pejës nuk ka dijeni t’i shkruaj as emrat e Heronjve të Kombit.
“Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit.
Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.
Reagimi i plotë:
Analfabetizmi i institucioneve komunale të Komunës së Pejës!
Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit.
Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku.
Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi.