Këshilltari i presidentes reagon pas protestës së serbëve në Jarinjë

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Shefi i zyrës së presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar ndaj protestës së sotme të serbëve në afërsi të kufirit të Jarinjës.

Vela ka thënë se protestuesit kaluan nga “pa dorëzim” në “të tërhiqemi”, sipas tij kjo tregon sa e organizuar ishte protesta e regjimit të Serbisë.

Sipas tij, integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

“Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë. Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela në Twitter.

Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Të ngjashme