Reagon Prokuroria pas lajmit se është ngritur aktakuzë ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit e tre të tjerëve

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit tw lajmit se Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe tre ish-deputet tjerë, Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu, shumë shpejt pritet të dalin para gjykatës lidhur me akuzat se në shkurt të 2016-ës kishin ndezur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon lidhur me lajmin e publikuar ‘Ekskluzive: Aktakuzë ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit e tre ish-deputetëve se më 2016 hodhën gaz lotsjellës në Parlament’, duke marrë parasysh se aktualizimi i raportimeve të tilla në opinion, në periudha të caktuara kohore, jo vetëm në këtë rast por edhe herë më parë, shpërfaqë tendencë përmes titujve të tyre, pasi në rastin konkret aktakuza e raportuar është ngritur shumë kohë më parë, konkretisht kjo aktakuzë është ngritur më 15.04.2016 dhe është proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Sipas prokurorisë raportimet me tituj të tillë dhe aktivizimi i tyre në periudha të caktuara kohore shpërfaqin tendencë në opinionin publik, si dhe nuk transmetojnë në mënyrë të duhur punën e sistemit prokurorial.

Të ngjashme