Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë thënë të pavërteta rreth tarifave të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Rizvanolli në një postim në “Facebook”, tha se në Kosovë tarifa për konsumatorë shtëpiak mbetet më e ulëta në Evropë.
Ajo ka thënë se deklaratat e deputetëve se çmimi i rrymës në Kosovë është i ngjashëm me Italinë janë të pavërteta.
“Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia.Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar ajo.