Reagon ShKK: Të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka reaguar ndaj shkrimit medial me titull “I burgosuri rrëfen ngjarjen e 23 vjeçarit, mohon atë që thanë KMDLNJ-ja dhe SHKK-ja” , duke ftuar organizatat vendore dhe ndërkombëtare të shkojnë në ShKK dhe ti shohin kushtet higjienike aty.

Reagimi i plotë:

Lidhur me këto shkrime, për hir të transparencës dhe përgjegjësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, fton të gjitha organizatat ndërkombëtare e vendore, QKMRT-në, KMDLNJ-në, Inspektoratin e SHKK-së,  Avokatin e Popullit, të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike për të vizituar kushtet higjienike, kuzhinën, banjot, hapësirat, si dhe të verifikojnë gjendjen e të burgosurve në të gjitha institucionet korrektuese, në veçanti Qendrën Korrektuese të Dubravës. 

Të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj  SHKK  bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë me SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla, të cila kanë për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme