VMRO-DPMNE-ja, vendimin e sotëm gjyqësor ndaj ish kreut të partisë Nikolla Gruevski e konsideroi si të vendim të porositur politik.
Nga kjo parti bënë krahasim me vendimin gjyqësor të dy ditëve më parë për rastin “Mitmarrja” kur kryeministri Zoran Zaev u shpallë i pafajshëm. Më herët, deputetët e VMRO-së, në shenjë proteste për vendimin ndaj Gruevskit lëshuan seancën e Kuvendit.
“Gjykata e zbatoi atë të cilën Zoran Zaevi e paralajmëroi. Sot pamë se si funksionon gjykata politike dhe si shqiptohen gjykime politike. E pamë në vepër martesën jorpincipiele mes pushtetit të Zaevit dhe gjykatës. Para dy ditësh prokuroria dhe gjykata, organet më të larta për barazi në drejtësi dhe në shtetin e së drejtës e liruan nga akuza Zoran Zaevin duke i bindur qytetarët se atë që e panë në incizime se si kërkon para, në fakt nuk e kanë parë. E rikualifikuan aktakuzën dhe e liruan nga përgjegjësia njëjtë si njoftuan rikualifikim të aktakuzës për masakrën në Liqenin e Smillkovës dhe si i liruan të dënuarit për Sopotin” – deklaroi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.