Juventusi do të ishte i gatshëm për të shitur mesfushorin, sigurisht për një shumë të majme, të cilën më pas do ta investonte për të blerë kartonin e Milinkovic-Savic të Lazios.
Një “El Clasico” në merkato për Miralem Pjanic.
Sikurse njofton e përditshmja spanjolle “Marca”, e ardhmja e mesfushorit boshnjak do të jetë në njërën prej dy skuadrave më të mëdha të La Ligas, te Reali i Madridit ose Barcelona.
Si “Los Blancos” ashtu edhe “blaugranat” janë hedhur në sulm për 28-vjeçarin, por drejtuesit bardhezinj nuk shqetësohen aspak, përkundrazi, janë të lumtur që ka një duel të tillë, që vetëm do t’ia rriste çmimin futbollistit.
Juventusi do të ishte i gatshëm për të shitur mesfushorin, sigurisht për një shumë të majme, të cilën më pas do ta investonte për të blerë kartonin e Milinkovic-Savic të Lazios, transmeton “SS”.
Në fakt, për Pjanicin nuk interesohen vetëm gjigantët e futbollit spanjoll. Edhe në Premier League mësohet se ka një derbi për futbollistin ballkanas mes dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City.