Real Madrid do më shumë kohë për të vendosur për Odegaardin

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Vendimi për të ardhmen e Martin Odegaardit  – se a do të kthehet në ekipin e parë të Real Madridit për sezonin 2020/21 apo do ta vazhdojë periudhën si i huazuar – do të duhet të presë deri kur ta përfundojnë Los Blancos rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Talenti norvegjez e ka shijuar një sezon mbresëlënës si i huazuar në Real Sociedad, ndërsa shumë tifozë të klubit madrilen kanë kërkuar nga klubi i tyre i zemrës ta kthejë mesfushorin ofansiv në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Drejtorët e Real Madridi dhe stafi i trajnerëve raportohet se do ta prisnin me qejf kthimin e 21-vjeçarit në klub, mirëpo Odegaard dëshiron ta ketë të garantuar që do të luajë në ndeshje dhe, që të ndodh kjo, Real Madridi do të duhet ta shesë një mesfushor tjetër.

Real Madridi shpreson ta bindë Odegaardin edhe të nënshkruajë kontratë të re, mirëpo dëshiron t’i japë atij mundësi të zhvillohet si lojtar, kështu që mund të vendoset t’i vazhdohet atij periudha e huazimit në Real Sociedad.

Klubi dëshiron të ketë më shumë kohë për ta shqyrtuar këtë vendim më detajisht dhe nuk do të vendosë për të ardhmen e norvegjezit para se të përfundojë sezoni i Ligës së Kampionëve, që rinis në gusht.

Të ngjashme