Real Madrid ka vendosur, ky është sulmuesi që do të vijë në skuadër

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 16:46 | Nga

Julen Lopetegui ka vendosur se kush është sulmuesi që do të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë këtij afati kalimtar.

Fjala është për sulmuesin e Lyon, Mariano Diaz. Braziliani kaloi nga Real Madrid në Lyon sezonin e kaluar për shifrën e 8 milionë eurove dhe duket se madrilenët janë të gatshëm ta kthejnë mbrapsht lojtarin.

Sevilla ishte afër të arrinte akord me sulmuesin, mirëpo në fund ishte një ndërhyrje nga “mbretërit” që prishi punët për Sevillën.

Real Madrid raportohet se do të paguaj rreth 22 milionë plus bonuse për shërbimet e sulmuesit brazilian.

Ishte trajneri Lopetegui ai i cili e telefonoi personalisht Marianon pas zërave për kalimin e sulmuesit në Sevilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme