Real Madrid vazhdon ta vajtojë vendimin për shitjen e Cristiano Ronaldos.
Largimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë, mungesa e golave nga Karim Benzema dhe lëndimi i Mariano Diaz, kanë sjellë Real Madridin në një situatë kritike.
Në një situatë alarmante dhe në një faze delikate të sezonit, Real Madrid po e vlerëson të arsyeshme ndërhyrjen në treg për transferimin e një sulmuesi.
Sipas ‘AS’, në listën e ‘Merengeu’ janë pesë sulmues.
Oliver Giroud i Chelsea, Radamel Falcao i Monaco, Fedor Smolov i Lokomotivës, Bas Dost i Sportingut dhe Emiliano Sala i Nantes, janë emrat e listës emergjente të kampionëve të Real Madrid.