Real Madridi e ka seriozisht për transferimin e tinejxherit francez, Eduardo Camavinga.
Mesfushori i talentuar po shkëlqen në Ligue 1 me fanellën e Stade Rennes ku ka zhvilluar 22 ndeshje, duke shënuar një gol dhe një asistim.
17-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit defensivë, po monitorohet nga Real Madridi.
Los Blancos e kanë përcjellë nga afër lojtarin në disa ndeshje dhe duan transferimin e tij në afatin kalimtar veror.
Lideri aktual i La Ligas e shohin francezin si një zëvendësim adekuat për brazilianin Casemiro.
Sipas asaj që ka raportuar Marca, Reali është gati të shpenzojë deri në 60 milionë euro për afrimin e mesfushorit të talentuar.