Real Madrid verën e ardhshme do të transferojë një portier, për të zëvendësuar Keylor Navas
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane gjithnjë ka thënë se është i lutur me punën që po bën portieri, Keylor Navas.
Por, pavarësisht kësaj, Reali vit pas viti ka qenë në kërkim të një portieri të ri, me David de Gean e Manchester Unitedit si opsionin e parë.
E përditshmja spanjolle, Marca shkruan se Zidane ka dhënë OK e tij për portierin fantastik të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, i cili do të transferohet në Madrid verën e ardhshme.
23 vjecari po kalon momente shumë të mira dhe shihet si një nga portierët e së ardhmes në Spanjë.