Real Madridi është shumë pranë portierit që u shpall më i miri në Kampionatin Botëror në Rusi, Thibaut Courtois.
Sipas mediave spanjolle, Real Madridi, ka arritur marrëveshje me portierin belg, duke i ofruar kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon.
Edhe vetë Cortuois, ka bërë të ditur se është i gatshëm të rikthehet në Madrid, raporton KTV.
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, ka nisur negociatat me Roman Abramovichin, për të lejuar largimin e belgut nga Chelsea.
“Mbretërit” pritet të ofrojnë mbi 40 milionë funte për të siguruar shërbimet e Courtoisit.