Real Madridi ka parakaluar të gjitha skuadrat në garën për shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, marokenit Hakim Ziyech.
Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar të hënën se Reali i ka bërë Ajaxit një ofertë prej 50 milionë eurosh për transferimin e 26-vjeçarit.
Ziyech edhe këtë edicion po shkëlqen te Ajaxi, pasi ka shënuar pesë gola e ka asistuar nëntë herë në 15 ndeshje në të gjitha garat, transmeton “Koha Ditore”. Ai te Ajaxi është transferuar para tri vjetësh nga Twente kurse karrierë ka bërë edhe te Heerenveeni.
Ziyech ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2022. Krahas Ziyechit, Reali po insiston edhe për mesfushorin tjetër të Ajaxit, Donny van de Beekun që gjithashtu ka kontratë deri në vitin 2022 me ekipin holaneez.