Real Madridi planifikon të sjellë anësorin e Real Sociedad, Alvaro Odriozola, që ka një klauzolë largimi prej 40 milion eurosh dhe me të cilin ka një marrëveshje prej muajsh tashmë.
Madrilenët kërkuan nga 22 vjeçari nëse ai do të ishte i gatshëm të bënte një ndryshim në karrierën e tij dhe përgjigjia ka qenë pozitive, drejtuesit e dinë prej kohësh që mund t’a kenë nëse e duan.
Odriozola është ftuar nga Spanja për kupën e Botës, me anësorin që ka zhvilluar dy ndeshje me kombëtaren deri më tani dhe mund të jetë startues nëse Carvajal nuk ia del të rikuperohet në kohë.
Në vitin e tij të dytë në La Liga, anësori ka treguar shkathtësi, fizik të përkryer, inteligjencë dhe shpejtësi në krah. Përveç kësaj, taktikat defenzive po përmirësohen ditë pas ditë, duke i ndihmuar atij t’a lexojë lojën më mirë.
Në Sociedad, Odriozola ka luajtur 41 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Nëse ai vendos të kaloje në Madrid, kjo do të çonte deri tek largimi i të riut Achraf Hakimi, që do të huazohej dikund për të fituar eksperiencë.