Real Madridi investoi miliona euro në mbrojtës të majtë, por asnjë nuk arriti t’ia zë vendin Carvajalit

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Alvaro Odriozola e ka lënë Real Madridin për të kaluar te Bayern Munich në huazim prej gjashtë muajsh, ndërsa ndër vite klube ka investuar në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke harxhuar 72 milionë euro.

Pasi aty është Dani Carvajal, i cili ende është zgjedhja e parë dhe e padiskutueshme  klubit.

Së pari ishte Alvaro Arbeloa, pastaj ishte Danilo para se të vije Achraf Hakimi, që u dërgua në huazim te Borussia Dortmund.

Odriozola është i fundit që i nënshtrohet qëndrueshmërisë së Carvajal, pasi ish- mbrojtësi i Bayer Leverkusen ka qenë një gjithnjë i pranishëm në fushë që nga ardhja e tij në vitin 2013.

Arbeloa ishte në klub para rikthimit të Carvajal, por ai ishte në fund të karrierës, kështu që ishte e natyrshme që rikthimi i Carvajal e la pa vend.

Danilo erdhi nga Porto për 32 milionë euro për të siguruar konkurrencën në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, dhe me Rafa Benitezin, braziliani luante, por me ardhjen e Zinedine Zidane, spanjolli u kthye në formacion.

Danilo kaloi te Manchester City, ndërsa tani është te Juve. 

Achraf Hakimi u ngjit në ekipin e parë nga akademia e klubit, por luajti vetëm 17 ndeshje në ekipin e parë.

Ai ishte i irrituar që nuk iu dha rasti për të luajtur dhe u largua për në Gjermani në huazim prej dy viteve. 

I fundit Odriozola, që i kushtoi Los Blancos plot 40 milionë euro, por shkaku i Carvajal, iu desh të largohet në huazim. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme