Skuadra e Real Madrid përkundër që arriti ta fitoj për herën e 13-të titullin e Champions League, megjithatë shumë më herët presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, kishte paralajmëruar “fshesën” brenda ekipit gjatë verës dhe blerje serioze.
Bëhet e ditur se Perez ka bërë gati plotë 300 milionë euro, plus parat që mund të nxjerr nga shitja e Bale, Benzema apo edhe Ronaldos, dhe në këtë mënyrë madrilenët dëshirojnë edhe sezonin e ardhshëm të dominojnë në Evropë dhe të kthehen në pretendent në LA Ligan e Spanjës.
Objektivi kryesor i Real Madrid ngelet Neymar, përkundër se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk dëshiron të pranojë asnjë ofertë për sulmuesin brazilian.
Megjithatë, alternativat tjera të ekipit mbretëror janë edhe Eden Hazard dhe Robert Lewandowski, e po ashtu “Los Blancos” synim kanë edhe përforcimin e fazës defensive dhe në listë për këtë repart kanë qendërmbrojtësin e Inter, Milan Skriniar, kurse opsionet e portës ngelen Gianluigi Donnarumma i Milan dhe Alisson Becker i Romës.