Real Madridi luan të shtunën në Kataluni kundër Gironas, ndërsa masat janë marr më herët për këtë ndeshje.
Kësaj duke ia shtuar edhe pavarësinë e shpallur të premten atëherë tensionet mund të mos mungojnë.
Nga Santiago Bernabeu mesazhi ka qenë i qartë se ata janë të relaksuar dhe se janë një ekip futbolli i cili largohet nga politika që ndodh në Kataluni.
Statistikisht ky rajon ka numrin e dytë më të lartë të tifozëve për Los Blancos.
“Ne nuk jemi të shqetësuar për udhëtimin në Girona, siguria do të jetë e njëjtë si më parë”.
Kreu i i Sigurisë në Real Madridit nuk ka marrë ndonjë paralajmërim dhe ata janë duke u përpjekur të ofrojnë besim duke e ditur në të njëjtën kohë se është një situatë e ndërlikuar e cila mund të ndryshojë për më mirë ose më keq, në varësi të asaj që ndodh përpara lojës.
Klubi do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur incidentet, por nuk ka pasur ndryshime në planifikimin për udhëtimin dhe ata do të bëjnë si gjithmonë udhëtimin.
Pas ndeshjes ata do të nisen menjëherë për në shtëpi.
Një ndryshim është mbi autobusin që nuk do të jetë i zakonshmi, pasi që ai është nisur për në Londër, ku do të përdoret për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.
Zinedine Zidane po ashtu në konferencë për shtyp ka thënë se ata janë të interesuar vetëm të luajnë futboll dhe asgjë tjetër.