Real Madridi mposht me 11-metersha yjet e MLS-së (Video)

Chicago | 03 Gus 2017 | 11:24 | Nga

Reali i Madridit e mbylli pa asnjë fitore brenda kohës së rregullt fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Los Blancos në miqësoren e fundit të zhvilluar në stadiumin e Chicagos para më shumë se 61 mijë spektatorëve kishen përballë yjet e MLS-së, ku përfshiheshin e emra të tillë të mëdhenj si Kaka, Bastian Schëeinsteiger, David Villa, Giavinco dhe Bradley. 90 minutat përfunduan në barazim 1-1, teksa për formacionin e Zidane realizoi Broja Mayoral në minutën e 59-të ndërsa një minutë para përfundimittë kohës së rregullt për barazoi takimin Dëyer.

Në Llotarinë e 11 metërshave futbollistët e Realit të Madridit u treguan më të saktë, ndërsa nga yjet e MLS gabuan në 2 tentativat e para Dëyer dhe Gia. Benzema, Bale, Kovacic dhe Marcelo nuk u imresionuan nga publiku vendas, duke e gjetur rrjetën në të gjitha gjuajtjet.

Në fakt Zidane u dha mundësinë e aktvizimit të gjithë lojtarëve që kishte me dispozicion, duke kryer plot 12 ndërrime, me portën që u mbrojt nga tre emra të ndrushëm, Keylor Navas, Yáñez dhe Luca.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme