Real Madrid përmes ueb-faqes të tyre zyrtare ka zbuluar se ka ndryshime në numrat e lojtarëve që do të bartin sezonin e ardhshëm.
Pas huazimit të James Rodriguez te Bayern Munich, numri dhjetë i kampionëve mbeti i pashfrytëzuar.
Por, madrilenët këtë numër ia kanë besuar mesfushorit kroat Luka Modric, i cili deri më tani ka bartur numrin 19.
Reali ka ndarë edhe 18-shin për Marcos Llorente, 21-shin për Borja Mayoral dhe Dani Ceballos do të luajë me 14.
Futbollistët të tjerë do të mbeten me numrat e njëjtë që kanë bartur edhe në sezonet e ardhshme.