Real Madridi është duke u përballur me lëndime të shumta, dhe për më keq listës së lëndimeve iu shtohen edhe dy qendërmbrojtësit kryesorë Raphael Varane dhe Sergio Ramos.
Që të dy pritet të mungojnë për ndeshjen e radhës kundër Interit në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme, raporton Gazeta Express.
Mbrojtësi spanjoll u largua nga fusha në minutën e 43-të në ndeshjen Spanjë-Gjermani.
Ramosi pësoi një ndërhyrje në muskulin e djathtë dhe raporti zyrtar mjekësor pritet të del sonte.
Mos të mungonte vetëm kjo, edhe qendërmbrojtësi francez Varane u ndërrua pas pjesës së parë në ndeshjen Francë-Suedi, i cili kishte probleme fizike por që ende nuk ka raport mjekësor.
Real Madridi do të takohet në Ligën e Kampionëve me Interin në “Guiseppe Meazza” të mërkurën më 25 nëntor.
Trajneri Zinedine Zidane shpreson që njëri nga dy qendërmbrojtësit të jetë të gatshëm për ndeshjen kundër skuadrës së Antonio Contes, pasi që lista e lojtarëve që ka në dispozicion është e vogël, pasi Eder Militao ka rezultuar pozitiv me koronavirus.