Real Madridi është duke u interesuar për yllin e ri të Romës dhe Italisë, Nicolo Zaniolo, raporton gazeta “AS” të premten.
Vëzhguesit e Real Madridit ishin prezent në ndeshjen e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mes Portos dhe Romës dhe në atë ndeshje nuk e përcollën vetëm qendërmbrojtësin Eder Militao, por edhe mesfushorin e Romës, Zaniolo, transmeton Koha Ditore.
Real Madridi të enjten zyrtarizoi transferimin e Militaos nga Porto, por po synon tash edhe 19-vjeçarin e Romës, Zaniolo.
Zaniolo ka pasur një stinor mjaft të mirë duke shënuar katër gola në 26 paraqitje.