Real Madridi do të përballet me Galatasaray të martën në Turqi, në një takim të cilin i duhet patjetër ta fitojë nëse dëshiron ta kalojë fazën grupore në Ligën e Kampionëve.
Por paraqitje e skuadrës së Zinedine Zidane në humbjen 1:0 kundër Real Mallorca të shtunën, tregon se gjasat që Los Blancos të luajnë në Ligën e Evropës janë reale, shkruan e përditshmja spanjolle Marca, përcjell Gazeta Express.
Lago Junior e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e shtatë, që i mjaftoi Mallorcas, ndërkohë që Real Madridi nuk krijoi shanse të mira për ta shmangur humbjen.
Fatmirësisht për Madridin, El Clasico kundër Barcelonës nuk do të luhet javën e ardhshme, ama nëse paraqitja e së shtunës përsëritet edhe në Stamboll të martën, Los Blancos do të kenë telashe serioze.
Real Madridi është i fundit në Grupin A, me vetëm një pikë, pesë më pak se lideri PSG-ja dhe një më pak se Club Brugge në vendin e dytë.
Marca vlerëson se paraqitjet si ndaj Mallorcas do t’i kushtojnë skuadrës së Zidane me eliminim nga Liga e Kampionëve qysh në fazën grupore dhe rënien në Ligën e Evropës