Real Madridi me më së shumti lojtarë në botë

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 10:59 | Nga

Real Madridi përfaqësohet me më së shumti lojtarë në listën prej 500 futbollistëve më të rëndësishëm (më me ndikim) në botë, që ndiqet nga Bayern Munich, Barcelona, Chelsea e Juventusi.

Revista World Soccer ka publikuar listën prej 500 futbollistëve më të rëndësishëm për sezonin që lamë pas, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi është klubi që ka më së shumti lojtarë (19) për shkak të triumfit në La Liga dhe Cahmpions League, që zhvilluan një sezon historik.

Bayern Munich renditet i dyti me 14, derisa Barcelona ndan pozitën e tretë me Chelsean e Juventusin, që kanë nga 13 lojtarë.  Në pozitën e gjashtë është Dortmund me 12 lojtarë.

Derisa sa i përket ligave në përgjithësi, në mesin e 500 lojtarëve më të rëndësishme në planet, Spanja prin me 66, e ndjekur nga Gjermania me 64 dhe Anglia me 63.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme