Adnan Januzaj mund të vazhdojë të luajë në Spanjë te Real Sociedad.
Mesfushori shqiptar po vazhdon të shkëlqej në fanellën e Real Sociedad dhe klubi spanjoll po mendon që ta shpërblejë ishin e Manchester United.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Real Sociedadit, Roberto Olabe, i cili ka konfirmuar bisedimet për zgjatjen e kontratës me lojtarin kosovar.
“Si me Adnanin, ashtu edhe me Jon Guridin dhe Monrealin jemi në bisedime. Nëse më pyet, unë do të dëshiroja që Adnani të qëndronte. Evolucioni që Januzaj ka pasur që kur ka mbërritur këtu deri më tash ka qenë sinqerisht pozitiv. Të gjithë e dimë se çka është në gjendje të japë në fushë. Shpresojmë se ai do të shohë një mundësi në Real Sociedad”, ka thënë Olabe.
26-vjeçari u transferua te Soeciedadi në verën e vitit 2017 nga Manchester United, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Deri tani numëron 104 paraqitje dhe ka shënuar 16 gola.
Këtë edicion, në 20 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë.