Real Madrid dhe kompania e madhe Adidas kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e një marrëveshje që kap vlerën prej 1.6 miliard euro.
Kompania gjermane do të dizajnojë fanellat e Real Madridit për 12 vitet e ardhshme, dhe kjo marrëveshje do t’u sjellë të ardhura ‘Los Blancos’ prej 120 milionë euro në sezon.
Kjo është marrëveshja më e madhe e arritur nga Real Madrid në histori të klubit, transmeton kp.
Sipas marrëveshjes, Madridi do të përfitojë 20 % nga shitja e produkteve të tyre, gjithashtu edhe 9 milionë euro material për të gjitha ekipet e klubit.
Adidasi do të ketë hapësirën e vet në ‘Santiago Bernabeun’ e ri, me dyqanin që pritet të jetë brendi më i madh në botë.
Kujtojmë se marrëveshje me Adidas kanë edhe Bayern Munich, Arsenal dhe Manchester United.