Real Madridi është duke monitoruar situatën e Brahim Diazit në lidhje me kontratën e tij me Manchester Cityn
Kontrata aktuale e Diazit skadon në fund të këtij sezoni dhe deri më tani nuk është arritur marrëveshje për kontratën e re.
Spanjolli nuk bën pjesë në ekipin e parë të Cityt edhe pse konsiderohet si talent i këtij klubi, por të ardhmen e tij ai mund ta ketë në Bernabeu sesa në Manchester.
Gazeta britanike “The Sun” raporton se 19-vjeçari është i shqetësuar me mungesën e paraqitjeve dhe dëshiron të provojë fatin diku tjetër.