Synimi i Realit është të pastrojë skuadrën gjatë verës.
Sipas AS, para se të blejë lojtarë, nëse do të blejë, Real Madridi po planifikon të shkurtojë skuadrën.
Ideja është që të shkurtojë buxhetin e pagave për të paktën 10%.
James Rodriguez, Gareth Bale, Lucas Vazquez dhe Mariano Diaz të gjithë janë në listë për t’u shitur, derisa Brahim Diaz dhe Reinier mund të huazohen.
Luka Modric dhe Marcelo do të lihen për të vendosur vetë me fatin e tyre. /Gazeta Express/