Erikseni mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu”, si zëvendësues i Modricit.
Luka Modric është i pazëvendësueshëm, një ndër mesfushorët më të mirë në botë, por kroati po shkon drejt fundit të karrierës dhe Real Madridi duhet sa më parë të bëjë një zgjidhje.
Marca raporton se kampioni i Evropës ka hedhur sytë kah mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen.
26 vjeçari, që është pjesë e klubit anglez që nga viti 2013, shihet si zëvendësuesi ideal i Modricit, për të cilin është duke u interesuar edhe Barcelona.