Mediat spanjolle theksojnë se Real Madridi ka fituar garën për të nënshkruar me talentin bask të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.
Një i tillë është mbrojtësi bask, Laporte, i cili ka rënë në syrin e tyre dhe kërkohet me ngulm nga të dy skuadrat.
Por, sipas Don Balon, Laporte do të refuzojë Barcelonën në favor të një transferimi prej 57 milionë funteve apo 64 milionë eurove në Real Madrid.
Mbrojtësi 23-vjeçar i Athletic Bilbaos është shfaqur si një objektiv prioritar për Zinedine Zidane, pasi francezi dëshiron të rrisë opsionet e tij mbrojtëse në janar.