Real Madridi ka bërë hap të madh drejt fitores së Superkupës, duke shënuar fitore si mysafire ndaj Barcelonës, me rezultat 3 me 1.
Së pari ishte Pique ai që zhblloki rezulttin, duke shënuar në portën e gabuar. Autogoli i tij i dha epërsinë e pare mbretërve.
Në minutën e 77-të Messi barazoi përmes një penalltie.
Por gëzimi i blaugranëve zgjati pak. Në minutën e 80-të Ronaldo bombardoi portën e Barcelonës me një supergol, pas një kundërzbritjeje të shpejtë.
Dy minuta më pas Ronaldo u përjashtua nga loja, derisa të dytin e mori për simulim.
Me një lojtar më pak në fushë, goditjen përfundimtare Barcelonës ia dha Marco Asensio, për rezultatin përfundimtar 3 me 1.
Ndeshja e kthimit luhet më 16 gusht në Santiago Bernabeu.