Real Madridi raportohet se është dorëhequr nga ndjekja e yllit të Juventusit, Paulo Dybala.
Dybala u tha se ishte pjesë e dëshirave të Realit për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon që kaloi në Torino këtë verë.
Gjithsesi, “Calciomercato” raporton se “Mbretërit” kanë vendosur të kthejnë vëmendjen kah caqet tjera duke lënë anash Dybalan.
Reali tani e ka prioritet Neymarin e Paris Saint-Germainit, pas raportimeve se dëshiron largimin nga Franca.
Dybala ka realizuar gjashtë gola në 14 paraqitje për Juven këtë sezon.