“Los Blancos” do ta rivalizojnë Manchester Unitedin për yllin anglez të Borussia Dortmundit, i cili kushton mbi 100 milionë euro
Real Madrid po përgatitet për një betejë me Manchester Unitedin për Jadon Sanchon.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Star”.
Përfaqësuesi anglez po shkëlqen në Bundesligë me Borussia Dortmundin dhe si rezultat i kësaj është bërë objektiv i klubeve më të mëdha evropiane.
Talentin anglez e duan edhe Liverpooli, Manchester City e Chelsea në Angli.
Mirëpo, favorit për transferimin e tij duket të jetë Manchester United.
Sidoqoftë, me futjen në garë të “Los Blancos”, gjithçka mund të ndryshojë.
Reali me Unitedin kishin pasur punë edhe në të kaluarën, me transferimin e Cristiano Ronaldos dhe dështimin e transferimit të David de Geas. /Gazeta Express/