Reali i përgjigjet Ramosit

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Reali insiston që Sergio Ramos të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Sipas asaj që raporton “Jugones”, kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos i ka kërkuar Real Madridit ta lejojë atë të shkojë në Kinë si lojtar i lirë.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar e ka informuar klubin se ka marrë një ofertë shumë atraktive në aspektin ekonomik nga një klub i Superligës kineze, dhe duke parë moshën, mendon që është koha e duhur për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”.

Raportohet se Ramosi kishte mbajtur takim me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, bashkë me vëllain e vet Rene dhe përfaqësuesin Julio Senn.

Mirëpo, këto kërkesa i janë refuzuar. Sipas “Jugones”, Ramosit i është thënë: “Nuk mund të shkosh”, pasi Florentio Perez nuk dëshiron ta humbasë liderin e skuadrës.

Ramos ka fituar 20 trofe gjatë 14 sezoneve në Madrid. Ka shënuar 84 gola dhe ka bërë 606 paraqitje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme