Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka përballuar stuhinë e madhe të javës së kaluar, ku pësoi humbje turpëruese nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, duke e ngjitur skuadrën madrilene në krye të La Ligas. Por ai të shtunën mbrëma do të ketë një test tjetër të vështirë, ku do të jetë mysafir i Atletico Madridit në derbin e qytetit.
Francezi ishte shënjestër e kritikave të ashpra pas humbjes së thellë 3:0 ndaj Paris Saint-Germainit, ndonëse skuadra franceze ishte pa tre sulmuesit kryesorë: Neymar, Kylian Mbappe e Edinson Cavani. Mirëpo, Real Madridi tregoi karakter duke fituar 1:0 në udhëtim ndaj Sevillas katër ditë më vonë, shkruan sot Koha Ditore.
Zidane më pas bëri tetë ndryshime në përbërjen startuese kundër Osasunas të mërkurën mbrëma, por skuadra e tij prapë triumfoi 2:0, duke kthyer kujtimet e rotacioneve të shumta që i bënte kur Reali fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve në stinorin 2016/17.
Duke bërë aq shumë ndryshime me një skuadër që duket e brishtë ishte lëvizje e rrezikshme, por lojtarët që i vlerëson titullarë do të jenë më të freskët për derbin, ndërsa ai ka edhe një dilemë të mirëseardhur për zgjedhje të lojtarëve për ndeshjen e së shtunës.