Reali kompleton transferimin e parë

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 08:29 | Nga

Real Madrid ka kompletuar transferimin e portierit spanjoll, Kepa Arrizabalaga.

Portieri i Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga ka nënshkruar kontratë me Real Madridin, por mbetet të shihet nëse do të transferohet gjatë janarit apo qershorit.

E përditshmja spanjolle, AS shkruan se tashmë marrëveshja me lojtarin është arritur dhe qëllimi i parë është që ai të transferohet brenda janarit.

Por, ata i kanë ofruar edhe një mundësi lojtarit, që nëse qëndron deri në qershor në Bilbao, kur edhe skadon kontrata e tij, atëherë ai do të merrte pagë më të madhe.

Kepa dëshiron transferimin gjatë janari, sepse situata e tij nuk është e mirë në Bilbao.

Për shërbime tij Reali do ët paguajë 20 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme