Reali në krizë të thellë, por Zidane fiton kontratën e re “galaktike”

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 12:30 | Nga

10 milionë euro në sezon, kaq do të fitojë trajneri francez deri në fund të edicionit 2019/20.

Zinedine Zidane do të vazhdojë të jetë në stolin e Real Madridit edhe për dy sezone tjera, raporton AS.

Pavarësisht sezonit zhgënjyes dhe diferencës së madhe prej 19 pikëve me Barcelonës dhe renditjes në pozitën e katërt, Reali nuk do ta bëjë atë që bënte vite më parë, shkarkimin e trajnerëve.

Situata aktuale është më e keqe se ajo që ishte me Rafa Benitez dy vite më parë, por Zidane nuk do ta ketë fatin e hidhur si të spanjollit, për hatër të asaj që ka dhënë për klubin si lojtar dhe për hatër të historisë që shkroi duke fituar dy herë me radhë Ligën e Kampionëve si dhe tetë titujt që koleksionoi për dy vite në stolin e 12 herë kampionëve të Evropës.

Sipas asaj që raporton AS, Reali dhe Zidane shumë shpejt do të nënshkruajnë kontratën e re me të cilin do të fitojë 10 milionë euro në sezon dhe do të jetë pjesë e Los Blancos deri në vitin 2020.

Perez ka besim te Zidane dhe projektin që kanë nisur së bashku, pavarësisht krizës së thellë deri më tani këtë sezon ku pas vetëm 19 xhirove, pothuajse gara për titull ka përfunduar në La Liga, pasi Reali ka 19 pikë më pak se Barcelona.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme