Nëse mbrëmjen e sotme shënon të paktën një gol ndaj Las Palmasit, do të thyejë rekordin që mban Barcelona në periudhën 1942-1944, kur arriti të shënonte në 44 ndeshje radhazi.
Nëse do të shënonin sot, madrilenët do të shndërroheshin në klubin e vetëm që ka shënuar të paktën një gol në 45 ndeshje zyrtare radhazi.
Ky do të ishte rekordi i tretë që Reali i thyen Barcelonës vetëm këtë sezon. Në fillim të sezonit, madrilenët barazuan 16 fitoret radhazi të Barçës së Guardiolës (2010-2011).
Në vitin 2017, Reali kaloi 39 ndeshjet radhazi pa humbje të Barçës së Luis Enrique. Ndërsa sot do të sulmojë rekordin e tretë.
Ndeshjet pa mungesë golash nisën pas barazimit 0-0 ndaj Manchester City në “Etihad Stadium”. Në këtë periudhë, Reali ka fituar Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve, me një bilanc prej 31 fitoresh, 10 barazimesh dhe 3 humbjesh.