Real Madridi nuk ka arritur që të shënoi fitore në shtatë ‘El Clasicot’ e fundit ndaj Barcelonës në La Liga, transmeton Gazeta Metro.
‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet sonte në ‘Santiago Bernabeu’ me fillim prej orës 21:00.
Përveç rivalitetit që kanë dy skuadrat, kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante edhe për faktin se ‘luftohet’ direkt për vendin e parë. Barcelona momentalisht pozicionohet e para me 55 pikë, kurse Real Madridi ka 53.
‘Los Blancos’ nuk kanë arritur fitore në shtatë ndeshjet e fundit ndaj katalunasve të zhvilluara në ‘Camp Nou’ dhe ‘Santiago Bernabeu’.
Hera e fundit kur Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Barcelonës është më 2 prill 2016, atëkohë madrilenë fitonin në ‘Camp Nou’ me rezultatin 1-2
Rezultatet nga tetë ndeshjet e fundit mes Real Madridit dhe Barcelonës