Reali ofron 180 milionë euro për Hazardin

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 09:10 | Nga

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të bëjë një ofertë përfundimtare për Eden Hazardin.

Gjersa refuzon të afrohet me një shumë rekorde të kërkuara nga Chelseat, Florentino Perez po shpreson që londinezët do të jenë të gatshëm të bëjnë biznes pasi të paraqitet një ofertë konkrete.

Sipas mediave angleze, The Blues po e vlerësojnë se klubet e interesuara për belgut duhet të paguajnë 235 milionë euro.

Por, Reali është i gatshëm të ofrojë 180 milionë euro për sulmuesin në ditët e ardhshme – me një paralajmërim se nuk do të shkojnë më lart.

Florentino beson se është një çmim i drejtë në normat aktuale të tregut, veçanërisht pas shitjes së Cristiano Ronaldos në Juventus për 105 milionë euro.

Megjithatë, pronari i klubit anglez Roman Abramovich i ka bërë të qartë ndërmjetësve se do të shqyrtojë shitjen e sulmuesit këtë verë për një tarifë rekord botëror.

Ndryshe, Hazard deri më tani ka pasur 208 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean duke shënuar 69 gola.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme