200 milionë euro dhe Kroosin e Balen – kjo pritet të jetë oferta e Los Blancos për Neymarin.
Real Madridi është duke u përgatitur që të përfshijë Gareth Bale dhe Toni Kroos në transferimin rekord, për ta sjellë Neymarin në kryeqytetin e Spanjës, raporton Don Balon.
Ofertat e Florentino Perezit janë refuzuar deri më tani nga Paris Saint-Germain, pasi kampioni i Ligue 1 kërkon 400 milionë për 26 vjeçarin brazilian.
Por, Perez do të tentojë të ulë atë çmim në 200 milionë duke ofruar edhe Balen e Kroosin.